‘Ruani qetësinë, reagimi ynë do jetë i fuqishëm’, prag l.ufte në Kosovë. Vuçiç mbyll telefonin dhe…

Pas lajmit për operacionin e madh sot nga policia e Kosoves, Vuçiç informoi deputetët se mëngjesin e sotëm kishte urdhëruar ngritjen e gatishmërisë l.uftarake të ushtrisë e policisë në shkallën më të lartë.

“Qëllimi dhe dëshira e tyre e vetme është që të marrin veriun e Kosovës, për shkak se ata çmojnë se tashmë kanë marrë dhe kontrollojnë të gjitha hapësirat e tjera në Kosovë”.

Ai bëri, po ashtu të ditur, se për operacionin e policisë së Kosovës ka biseduar me përfaqësues të KFOR-it dhe të BE-së, porse është ndarë i zhgënjyer: Ata i kanë thënë se operacioni në veri të Kosovës është i shkallës së gjerë dhe ka për qëllim luftimin e korrupsionit e të krimit të organizuar. I pakënaqur me këtë, kreu i shtetit serb sikur paralajmëroi ndërprerjen e kontakteve të mëtejshme me strukturat e BE-së dhe të NATO-s në Kosovë:

“E ndërroj telefonin dhe do të jem i pakapshëm për ta për çdo rast të ngjashëm si ky”- tha Vuçiç duke u bërë thirrje serbëve lokalë në Kosovë që të ruajnë gjakftohtësinë, por edhe të jenë të bindur se shteti serb- nuk i ka braktisur:

“Reagimi ynë do të jetë i planifikuar, do të jetë serioz dhe do të jetë i përgjegjshëm dhe aspak i pafuqishëm” – tha Aleksandër Vuçiç gjatë debatit në parlamentin serb duke lënë të kuptohet se, sikurse u shpreh, në rast të përshkallëzimit të konfliktit dhe të sulmeve të mëtejshme kundër popullit serb – Serbia ka për të ngadhënjyer.