Rudina befasohet, mamaja i bën live në emision kërkesën e çuditshme këngëtarit

Këngëtari i njohur dhe i dashur për publikun Shpat Kasapi, ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shikojmë nëpër daljet e tij televizive, sot ai ishte në emisionin “Rudina” në Tv Klan i shoqëruar nga nëna e tij, gjithashtu figurë publike në Maqedoni, deputetja Gjylymser Kasapi.

Gjatë emisionit, deputetja Gjylymser Kasapi i kërkoi publikisht djalit të saj që të martohej dhe të krijonte familje.

“Unë do doja që Shpati të më dëgjonte mua dhe të martohej. Meqenëse jam edhe specialiste e familjes, konsideroj se edhe krijimi i saj ka një moshë të caktuar qoftë për femrën, qoftë për mashkullin. Nëna pret që ta martojë dhe të krijojë familjen e tij dhe unë të vazhdoj me punët e mia”, tha Gjylymser Kasapi.