Rudina Dembacaj flet pa ‘dorashka’, i tregon të gjitha, të forta deklaratat për Mark Frrokun

Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj ka rrëfyer ndarjen nga ish-bashkëshorti si dhe lidhjen e re me ish-deputetin Mark Frroku. E ftuar te Rudina Magjistari, aktorja ka thënë se ndarja ishte e vështirë më tepër për shkak të vajzës, por tha se ndihet e dashuruar kokë e këmbë tashmë me Mark Frrokun, dhe se planifikon të martohen e të bëjnë një fëmijë.

Pjesë nga intervista:

Asnjë ndarje nuk është e lehtë, unë dhe ish-bashkëshorti im krijuam një familje, por fati nuk qe i tillë. Sigurisht që kohët kanë ndryshuar dhe nuk kemi më mentalitetin e nënave tona, dhe vendosëm të ndaheshim. Asnjë ndarje nuk është e lehtë, sidomos kur ka në mes një fëmijë. Por ne si dy të rritur dhe si dy qytetarë të këtij vendi, duke ngelur shumë miq, morëm këtë vendim duke parë se çifti nuk po funksiononte më.

Si i ke përjetuar komentet?

Në momentin që unë kam vendosur që të kem jetën time, me thënë të drejtën nuk jam fare e interesuar për komentet. Këto tendenca për të nxjerrë më të keqen e gjithsecilit, dhe mosrealizimin e tyre, prandaj dhe i bllokova komentet.

Viktoria si e ka përjetuar?

Nuk e ka gjetur asgjë, për keq, sepse unë dhe babai i saj kemi marrë ndihmë të specializuar për t’ia sqaruar vajzës këtë gjë. Mora një ndihmë të specializuar nga psikolog. Viktoria nuk ka ndjerë asnjë ditë të vështirë. Festa e ditëlindjes shkoi jashtëzakonisht mirë. Ka një baba të mrekullueshëm dhe për mua do të jetë gjithmonë babai i Viktorias. Kjo jam unë Rudina nuk mund të ndryshoj në asnjë lloj situate.

Njoha një person të mrekullueshëm për mua, ne ndihemi aq mirë për njëri-tjetrin sa që s’kam pse ta fsheh këtë gjë. Nuk është vështirë të njihen dy veriorë. Njiheshim prej kohësh. Marku ka kaluar një periudhë të vështirë në jetë, ka humbur bashkëshorten. Ndodhi që u dashuruam dhe s’kishim pse ta fshihnim. Unë nuk di të fshihem. Se jam person publik nuk do të thotë që unë do ndërroj karakter. Markun e kam njohur prej shumë vitesh por isha single kur u dashurova.

Ne tashmë jemi një familje, fëmijët e Markut kanë humbur gjënë më të shtrenjtë, kanë humbur nënën. Unë nuk e di nëse do ia dal të jem ndonjëherë afër nënës, por jam një shoqe e mirë. Nuk është e lehtë të arrish dhe të kthesh buzëqeshjen në shtëpi, deri tani ia kam arritur mirë.

Jam shumë krenare që sa herë u drejtohem fëmijëve të Markut, mendoj si duhet t’i drejtohet dikush fëmijës tim.

Çfarë të pëlqen te Marku?

Jemi duke shijuar dashurinë dhe sigurisht që do të martohemi. Marku është verior dhe te ai kam gjetur të gjitha vetitë e burrit që ka babi tim. Më pëlqen totalisht çfarë të them unë, jam kokë e këmbë. Patjetër që do të martohemi.

Do ti bësh motër ose vëlla Viktorias?

Po, do ta kryjmë edhe këtë punë.