Rudina Dembacaj publikon mesazhet me Mark Frrokun, zbulon kush ‘është bossi’ që vendos për…

Rudina Dembacaj tashmë nuk e fsheh më lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku.

Pak minuta më parë ajo ka postuar në instastory mesazhet që shkëmben me Frrokun, ku duket se ka dhe një debat se kush është shefi në marrëdhënien mes tyre.

Pavarësisht këmbënguljes së Dembacajt, për të thënë se ajo është shefja, duket se të paktën në biznes udhëzimet e qarta i jep Marku.

Tashmë moderatorja menaxhon një prej bizneseve të familjes Frroku, duke i ndryshuar dhe emrin dhe arredimin një lokali që ndodhet në periferi të kryeqytetit.

Megjithatë duket se Frroku, pavarësisht besimit te partnerja e tij, e ka më të fortë nuhatjen në biznes.