Rudina Dembacaj tregon si e bëri për vete Mark Frroku: I ngjan shumë…

Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj ka rrëfyer ndarjen nga ish-bashkëshorti si dhe lidhjen e re me ish-deputetin Mark Frroku. E ftuar te Rudina Magjistari, aktorja ka thënë se ndarja ishte e vështirë më tepër për shkak të vajzës, por tha se ndihet e dashuruar kokë e këmbë tashmë me Mark Frrokun, dhe se planifikon të martohen e të bëjnë një fëmijë.

Çfarë të pëlqen te Marku?

Jemi duke shijuar dashurinë dhe sigurisht që do të martohemi. Marku është verior dhe te ai kam gjetur të gjitha vetitë e burrit që ka babi tim. Më pëlqen totalisht çfarë të them unë, jam kokë e këmbë. Patjetër që do të martohemi.