Rudina Hajdari del në krah të Ramës e i jep mesazh Bashës, flet për barbarizma

Kryetarja e grupit parlamentar të opozitës së re në Kuvend, Rudina Hajdari, ka reaguar për dh.u.nën e policisë të ushtruar nga Sekretarit Organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, gjatë protestës së 11 majit.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, deputetja Hadari i ka uruar shërim të shpejtë Dollapit dhe gjithë personave të lënduar, ndërsa ka bërë thirrje që të shmangen përplasjet, në protestën e sotme.

Ndër të tjera, ajo i dërgon një mesazh të fortë Lulzim Bashës, teksa shprehet se kundërshtarët politikë nuk janë armiqtë tanë, por sjellja barbare i bën të baraz-fajshme të dyja krahët.

“Duke marrë parasysh pasojat e dhunës të së shtunës dhe duke i uruar shërim të shpejtë Sahit Dollapit dhe të gjithë të lënduarëve, uroj që të shmangim përplasjen vëllazërore sot. Kundërshtarët politikë nuk janë armiqtë tanë dhe sjellja barbare i bën të baraz-fajshme të dyja krahët”, ka shkruar Hajdari.