Rudina Hajdari del urgjent nga mbledhja me thirrjen b.ombë, ja ç’pritet të ndodhë, fati i opozitës sot…



Duket se opozita e re do te ndjeke gjurmet e asaj te vjeter, tashme jashte Parlamentit.



Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari i kërkoi kolegëve të saj në opozitën parlamentare të bojkotojnë çdo seancë dhe çdo mbledhje derisa të shqyrtohet drafti i tyre per hapjen e listave.



Hajdari deklaroi se nuk do të heqë dorë nga kërkesa për lista të hapura. Draftin e PS, Hajdari e quajti hileqar që ka për qëllim të pengojë të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur të drejtën e tyre.

“Reforma Zgjedhore ka rënë gjithmonë. Partitë përpiqen ta përdorin për të fuqizuar partitë e tyre dhe pushtetin e tyre. Është e trishtë sepse kemi kërkuar gjatë gjithë kohës që qytetarët duhet të kenë të drejtën e tyre kushtetuese për të zgjedhur të drejtën e tyre.

Drafti i PS është hileqar. I ftoj kolegët e opozitës që të refuzojmë të shkojmë në çdo mbledhje dhe seancë derisa të shqyrtohet drafti jonë. Duhet të kemi një parlament që është më i përgjegjshëm dhe kushdo të jetë kryeministër do kemi mundësi të uli korrupsionin. Nuk ka asnjë cm pas dhe ftoj kolegët që të shqyrtohet propozimi jonë”, tha Hajdari