Rudina Hajdari drejt marrjes së postit të rendësishëm në Kuvend, zbulohet propozimi i…

Deputetët e PD dhe LSI në Kuvend kanë rënë dakord që t’i drejtohen me shkresë Kuvendit për formalizimin e grupeve javën tjetër. Nga PD Rudina Hajdari është diskutuar si emri më i mundshëm për kryesuese grupi.

Nga LSI Lefter Koka ka kërkuar një zonjë në krye të grupit të LSI. Burime bëjnë me dije se Enver Roshi ka propozuar Ediola Brahën. Vendimi përfundimtar do të merret javën tjetër mbi emrat dhe grupet.

Kujtojmë se me vendim partie deputetët që pretendojnë të jenë të LSI-së janë përjashtuar nga kjo forcë politike, me vendim të kryetares Monika Kryemadhi. Në total numri i deputetëve të rinjë në Kuvend shkon në 19, ndërs pritet që javën e ardhshme të bashkohet dhe kandidatja e LSI-së në Shkodër Ambra Borova.