Rudina Hajdari: E ndjej që Rama- Basha kanë bërë marrëveshje

Deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha, ose siç e quan këtë të fundit kryetari në tentativë të legjionit të shpërbërë. Në një fjalim në Kuvend, Hajdari tha Basha dhe Rama kanë arritur një marrëveshje, por jo për shqiptarët, por për interesat e tyre.

“Kryetari në tentativë të legjionit të shpërbërë, hedh molotov si të hidhet si oriz në dasma, shqiptarët s’dinë ku të trokasin. Çfarë ka ky vend. Kritika kryesore që u bëjnë njerëzve, është që të flasin me fakte. Unë do flas më shpirt atyre që kanë sytë të më shikojnë, në kohë të jashtëzakonshme do bëjmë gjëra të jashtëzakonshme. Shumë njerëz më thonë, mos se Shqipëria nuk bëhet mos se je vetëm, mos se këta kanë bërë marrëveshje. Unë e ndjej se këto kanë bërë marrëveshje, por jo për shqiptarët, por për zuzarët. I detyrohem këtij vendi shumë”, tha Hajdari.