Rudina Hajdari reagon ndaj Blushit: S’keni punë me mamin, kujdes…

Deputetja Rudina Hajdari i është përgjigjur zëdhënësit të Presidentit, Ilir Meta i cili në një status në Facebook thoshte më herët se ishte i zhgënjyer nga ajo pasi nuk po respektonte ‘heshtjen zgjedhore’.

‘I zhgënjyer shumë që Rudina nuk po e respekton ‘heshtjen zgjedhore’ të partisë së saj të re që shkon nesër në votime. Megjithatë e mirëkuptojmë për shpërdorimin që i bën mbiemrit Hajdari, të paktën derisa t’i kalojë mami vettingun’,- shkruante Tedi Blushi në Facebook.

Ndërsa Rudina Hajdari i përgjigjet:

Kur zhgënjehet Tedi, që as nuk e njoh fare, vetëkuptohet se sa shumë mërzitem. Po të kthej përgjigje meqë je Zëdhënësi i Presidentit dhe i bie që ky mesazh, aspak profesional, të jetë i Tij.

Gjithsesi, e kalon apo jo mami im Vetting-un, është çështje që i takon KPK, OMN & KPA, por ama kujdes kur i shkruani ato dekretet & ç’dekretet se po ju dridhet dora.’