Rudina Hajdarin e pret posti i rëndësishëm? Lefter Koka zbulon propozimin

Nga PD Rudina Hajdari është diskutuar si emri më i mundshëm për kryesuese grupi.

PD dhe LSI kanë mbledhur sot grupet parlamentare dhe kanë rënë dakord që ti drejtohen me shkresë kuvendit për formalizimin e grupeve javën tjetër.

Nga LSI Lefter Koka ka kërkuar një zonjë në krye të grupit të LSI. Burime bëjnë me dije se Enver Roshi ka propozuar Ediola Brahën.

Vendimi përfundimtar do të merret javën tjetër mbi emrat dhe grupet.

Kujtojmë se me vendim partie deputetët që pretendojnë të jenë të LSI-së janë përjashtuar nga kjo forcë politike, me vendim të kryetares Monika Kryemadhi.

Në total numri i deputetëve të rijnë në Kuvend shkon në 19, ndërsa pritet që javën e ardhshme të bashkohet dhe kandidatja e LSI-së në Shkodër Ambra Borova.

Deputetët e rinj:

Partia Demokratike:

Myslim Murrizi, Rudina Hajdari, Ligoraq Karamelo, Alban Zeneli, Majlinda Halilaj, Lefter Maliqi
Arben Elezi, Adriatik Alimadhi

Lëvizja Socialiste për Integrim

Lefter Koka, Enda Koçiraj, Nimet Musai, Ralf Gjoni, Ylli Shehi, Aurora Mara, Erdiola Braha
Edlira Hyseni, Enver Roshi, Edmond Rrushi, Elda Hoti.