Rudina iu “turr” Bashës, Mesila Doda e “bën për një lekë”: Turp, një njeri me një gram tru nuk bën deklarata të tilla

Gjatë protestës së opozitës ditën e djeshme, deputetja Rudina Hajdari reagoi ashpër kundër Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës. Ajo u shpreh se kjo që po bën Basha nuk është ajo që nisi babai i saj në 1990, por është shkatërrimi i Shqipërisë.

“Mos e quani veten një “demokrat” z. Basha, dhe mos besoni që im atë do të kishte mbështetur veprimet tuaja sonte”, u shpreh ajo Hajdari.

Menjëherë erdhi edhe reagimi i Mesila Dodës e cila u shpreh se deklarata e Hajdarit është e turpshme. Ajo i thekson deputetes se nuk mund të jetë kundër njerëzve të saj.

Reagimi i Mesila Dodës:

Kurre nuk mundet nje njeri me nje gram tru e vetdije politike te leshoje kete deklarate te turpshme sonte.

Ti nuk fshihesh dot me pas hijes se babes. Te gjithe kemi patur e kemi qendrime me shume se kritike ndaj krereve te PD, po nuk mundet kurre te jesh kunder njerzve te tu…

sot Tirana eshte nen helmim dhe emri i atij qe urdheroi helmimin e popullit te tij eshte Edi Rama. Cilido qe sposton pergjegjesine eshte bashkpunetor i ketij mostre.