Rudina Magjistari qenka 20 vjeç?

Po ta krahasosh me moshataret, e ndoshta edhe me ndonjë vocërrake, moderatorja e njohur ka një ëmbëlsi që rrallë gjendet te shoqet e moshës së saj.

Mund ta themi me plot gojën se ashtu si i ka komentuar ndjekësja e saj, në këtë foto në Instagram, Rudina Magjistari ngjan shumë e re.

Prezantuesja e cila shpesh vihet në qendër të vëmendjes nga mediat rozë, po shijon pushimet e saj familjare teksa emisioni i saj është ndërprerë për shkak të pushimeve.