RUHUNI/ Policia nuk po fal më asnjë për vendosje maskash, publikon detajet e ditës së sotme



Policia e Shtetit ka publikuar sot situatën e respektimit të mbajtjes së detyruar të maskës nga ana e qytetarëve.



Ka vijuar kontrolli në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.



Ditën e sotme janë vendosur 678 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila. Disa qytetarë, kryesisht të rinj, për t’i shpëtuar masës administrative nuk i kanë treguar dokumentin e identifikimit punonjësve të Policisë. Për këtë arsye janë shoqëruar në ambientet e Pòlicisë në të gjithë vendin, 10 shtetas, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë dhe janë lënë të lirë.