S.eks në sy të vajzës, si u kap me djalin e ri në hotel 40-vjeçarja. Kur policia hyri në dhomë, tentoi të fshihte…

Një 40-vjeçare u vu ne pranga mbrëmjen e 30 Korrikut ne Tirane pasi u ndoq për disa orë nga policia, dhe u kap në një hotel në afërsi të një qendre tregtare në periferi të Tiranës. Gruaja kishte me vete në dhomën e hotelit edhe vajzën e saj, vetëm 7-vjeçe. 40-vjeçarja kryente marrëdhënie me klientët e saj në prezencë të vajzës së mitur.

Kur policia ka hyrë në dhomën e hotelit, gruaja ka tentuar të fshehë të bijën në tualet. Më pas ajo është marrë dhe është dërguar në një qendër për mbrojtjen e fëmijëve. Gruaja që u arrestua dy ditë më parë është bërë e njohur për publikun në Shtator të vitit të kaluar përmes emisionit investigativ Stop.

Ajo duket teksa prostituon në rrugë, në prani të fëmijëve, të cilët i shfrytëzonte për të ndaluar makinat, me qëllim sigurimin e klientelës.

Denoncimi u bë nga banorët e zonës ku ajo ushtronte profesionin e prostitutës.

Policia ishte vënë në ndjekje të vetë gruas për të siguruar prova ligjore për ndalimin e saj në flagrancë.

Klan Plus