‘Sa e kam pasur…’ deputetja e njohur kosovare zbulon ndienjat për Edi Ramën

Deputetja e njohur kosovare, e cila është bërë e famshme edhe në Shqipëri, Duda Balje, ishte e ftuar së fundmi në emisionin Provokacija.

Nënë e tre fëmijëve, Duda ka treguar se është kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazinë Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Ndërsa kur u pyet nga moderatori i emisionit, Mustafa Nano, Balje tregoi se kush është politikani më simpatik në Shqipëri dhe në Kosovë.

“Edi Rama, veç për gardin. Unë nuk jam kompetent për ta vendos, por zoti Rama gjithmonë ka përkrah Kosovën dhe unë gjithmonë pëlqej gardin. Sa e kam pasur mundësinë për ta përcjellë më pëlqen shumë”.