Sa e rëndë/ Nëna e djalit që shantazhonte Adelën tregon detaje të reja që nuk i dinim: Babai i vajzës na erdhi në shtëpi dhe…

Një ngjarje që sa më shumë kalojnë orët, nga faktet që dalin në media thellohet edhe më shumë si skandal, për faktin se flasim për detaje dhe ngjarje që u përkasin të rinjve në një moshë fare të vogël, minorenë.

Bëhet fjalë për historinë e Adelës nga Berati e cila i dha fund jetës para dy ditësh duke pirë fostoksinë pas mesazheve që merrte në telefon, shantazhuese se do i publikohej një video.

Sipas nënës së 16-vjeçarit që përndiqte Adela Cacin, të rinjtë ishin në një lidhje me njëri-tjetrin prej gati dy vitesh. Babai i Adelës, vajzës nga Berati, e mësoi lidhjen e tyre vetëm të premten, një ditë para se vajza e tij të ndërmerrte aktin ekstrem të vetëhelmimit.

Me të mësuar këtë rast, sipas nënës së djalit që është intervistuar nga gazetari i Report Tv, Aldo Kozorja, babai i Adelës ka shkuar në shtëpinë e djalit, ku i ka kërkuar prindërve të tij që 16-vjeçari të heqë dorë nga Adela.

Një ditë më pas, të shtunën, babai i Adelës ka shkuar sërish në shtëpinë e tyre, dhe siç tregon nëna, ai ka kërkuar të sigurohet që djali i ka fshirë nga telefoni i tij mesazhet dhe fotot me të cilat kërcënonte 16-vjeçaren. Ajo tregon se kur vajza u vetëhelmua dhe shkoi në gjendje të rëndë në spital, babai i Adelës ka marrë në telefon djalin e saj duk i thënë: Nëse i ndodh ndonjë gjë vajzës time, ti bëj gati arkivolin. Më tej ka ardhur edhe arrestimi i të riut nga policia për përndjekje dhe kërcënime. Familjarët e djalit pretendojnë se fajtor për vdekjen e Adelës është vetë i ati i saj, dhe për të mbrojtur veten ai ka bërë denoncim kundër 16-vjeçarit.

Siç mësohet, në telefonin e babait të vajzës, me të cilin Adela komunikonte me djalin pasi nuk kishte telefon personal, janë gjetur rreth 120 mesazhe. Djali i kërkonte lekë, ose në të kundërt do t’i publikonte videon. Këto mesazhe kërcënuese janë dërguar në një periudhë 2 mujore.