Sa e trishtë/ E panë lajmin në media, familjarët identifikojnë trupin e pajetë të burrit që u gjet dje në bregdet

Një ditë pasi u gjet pa shenja jetë në bregdetin e Durrësit, familjarët kanë identifikuar të moshuarin.

Mëngjesin e sotëm policia ka njoftuar se pasi kanë marrë informacione nga mediat, familjarët kanë shkuar në morg, ku kanë bërë dhe identifikimin e shtetasit me inicialet N.P., 86 vjeç ,banues se në lagjen Nr.15 ,Durrës.

Ai u gjet një ditë më parë i mbytur.