Sa gjest i mrekullueshëm/ Kida i realizon vajzës në karrocë ëndrrën e jetës

Një histori shumë e dhim.bshme është treguar në “Dua të të bëj të lumtur”. Stela, e cila që në fëmijëri ishe diagnostikuar me spina mifida, një sëmundje e cila i kishte sjellë probleme në të ecur, ka një histori të veccantë jete.

Ajo gjithnjë ka luftuar që të realizonte ëndrrat e saj, ku një ndër to ishte që të bëhej këngëtare dhe të performonte në një skenë të madhe.

Për të realizuar këtë dëshirë të saj dhe për t’i thënë Stelës që do t’i qëndronte gjithmonë pranë, mamaja, Violeta kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur”. Violeta i’u drejtua Stelës me këto fjalë: “Mami do të jetë gjithmonë pranë teje, por nuk e di se si të kam lënë që të jetosh vetëm. Në momentin e parë që nuk ndihesh mirë, unë do të vij direkte tek ti. Të dua shumë!”

Misionit të mamasë për të realizuar këtë ëndërr i ishte bashkuar edhe këngëtarja e mirënjohur dhe tepër e dashur për publikun shqiptar, Kida e cila ishte dhe një ndër artistët më të pëlqyer të Stelës. Kida e ndihmoi Stelën që të realizonte dëshirën që kishte, duke performuar së bashku me të hitin “Rikthejm na” dhe e ftoi që ta këndonin përsëri live në një nga koncertet e saj.

Lexo edhe: