“Sa lekë të paguan të thuash se je me COVID”, këngëtarja shqiptare: Injorante! Uroj që në familjen tënde …

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Adelina Thaçi pak kohë më parë deklaroi se ishte infektuar me COVID-19.

Por disa ndjekës kanë ngritur dyshimet se ajo është paguar për ta thënë këtë. Adelina Thaçi publikoi mesazhin e një prej ndjekësve në Instagram, që e pyet sesa lekë ka marrë shpërblim.

“Me sa para të kanë shpërblyer që ke pranuar të thuash se je prekur me koronavirus,”- i shkroi ndjekësja.

Ndërsa këngëtarja iu përgjigj: “Uroj që në familjen tënde të mos e provojë askush. Injorant/e si ti ka sa të duash.”

Adelina Thaçi publikoi mesazhin në InstaStory dhe shkroi: “Shihni injorantët që s’kanë besim në virus, e as në Zot. Janë po këta njerëz që shpërndajnë virusin dhe shihni çfarë shkruajnë. Më duhet t’iu them se nëse për ju gjithçka është ana financiare, unë se kam pas dhe as nuk e kam atë problem.”