Sa prekëse, fitoi betejën me kancerin, por i mbyll sytë përgjithmonë ko.ronav.irusi. Ja kush vdiq sot



Dramaturgu i njohur Terrence McNally humbi jeten për shkak të komplikimeve nga koronavirusi.



Fituesi 4 herë i Tony Awards kishte fituar më parë betejën me kancerin dhe kishte një sëmundje kronike obstruktive pulmonare.



Ai konsiderohet një nga dramaturgët më të mirë të Amerikës dhe shkroi dhjetra shfaqje gjatë karrierës së tij gati 60-vjeçare.

Teatrot e Broadway dhe New York, institucionet ku McNally la gjurmët e tij, janë mbyllur për më shumë se një javë për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Dramaturgu vdiq në një spital në Sarasota. Ai la pas bashkëshortin e tij me të cilin bëri bashkim civil në 2003 në Vermont dhe u martuan në 2010 në Washington.