Sa sensuale! Meshkujt beqarë kanë aromë që…

Të jesh beqar, nuk është edhe aq keq, por të jesh mashkull beqar, duket se ka një përfitim interesant.

Sipas një studimi kryer së fundmi, meshkujt beqarë kanë një aromë trupi më të fortë. Në këtë konkluzion kanë mbërritur kërkuesit e universitetit Macquarie në Australi, të cilët studimin e kanë publikuar në revistën Kufijtë ë Psikologjisë.

Thuhet se ky shërben si sinjal për gratë, duke shërbyer në këtë mënyrë si mesazh për gjendjen e lirë.

Duke u nisur edhe nga studimet e mëparshme, sipas të cilave meshkujt beqarë kanë nivele më të larta të testosteronit, analizimet kanë vijuar për të parë nëse edhe aromat trupore kanë lidhje me këtë gjë. Sipas studiuesve përtej ndryshimeve të nivelit të hormonit mashkullor tek meshkujt që kanë një partnere dhe atyre që nuk e kanë, në këto diferenca ndikojnë edhe stilet e ndryshme të jetës./ShkodraNews