Sabiani flet hapur për lidhjen e Seldit dhe Keisit: E pranoj si dhëndër

Vajza e Sabianit është bërë mjaft e komentuar së fundmi, për shkak të bashkëpunimit me këngëtarin Seldi.

Shpesh është aluduar se ata mund të kenë një lidhje së bashku.

Keisi dhe Seldi mohuan të jenë në një lidhje, ndërkohë që këtë e ka konfirmuar edhe Sabiani.

‘Sa për komentet se Keisi dhe Seldi janë çift është aludim ordiner mediatik, nga ato të tipit që ta bëjnë dajën hallë dhe hallën dajë. S’ka asgjë midis tyre. Seldi ka qenë mik i hershëm i familjes sime, kështu që është dhe si vëllai i madh për Keisin. Por të them të drejtën, edhe po ta kisha dhëndër Seldin s’do isha në dilemë, do e kisha pranuar pa kompleks’, ka thënë ai duke qeshur.