Saimir Kodra nuk përmbahet dot kur sheh këto pamje, del me deklaratë të fortë

Nuk është hera e parë që gazetari Saimir Kodra lëshon deklarata të forta nga emisioni që ai drejton.

Këtë herë kishte lidhje me disa filmime sjellë nga qytetarë vlonjatë të h.el.mimit të qenve të rrugës.

Sipas drejtuesit të emisionit Stop, Saimir Kodra, pamjet janë m.a.k.a.bre.

Saimir Kodra: Edhe kjo lloj qasje që është në qytetin e Vlorës, i cili nuk është i vetmi, kemi treguar edhe qytete të tjera, në mes të ditës qen të helmuar.

Gentian Zenelaj: Para dy javësh kishim në Cërrik.

Saimir Kodra: Shfaqje barbare, në mes të rrugës, ku kalojnë fëmijë, njerëz që janë vërtetë të dobët nga zemra dhe mund t’i duan kafshët. Jo vetëm në Vlorë e në Tiranë, në Peqin e në Rrogazhinë, po në të gjithë Shqipërinë. Nëse mendoni se qentë në atë habitatin tuaj janë problematikë, ka nga këto organizatat që i marrin dhe i çojnë diku. Por mos i helmoni në mes të ditës ashtu, as në mes të natës.

Saimir Kodra: Këto janë pamjet, hiqe kaloje. Unë i dua kafshët.

Gentian Zenelaj: Shfarosje masive.

Saimir Kodra: Është një tmerr i madh. Kushdo qoftë ai individ, po pse mer të hëngërt dreqi!

Gentian Zenelaj: E kanë këtë qasje bashkitë tona, më kujtohet që më përpara dilnin natën me çifte. 10 -15 vetë vritnin qentë.

Saimir Kodra: Në fakt, ky sinjalizimi që na ka ardhur nga Vlora thotë se qenka një italian atje. Që këto qentë e rrugës i paskan sulmuar qenin e tij dhe ky i paska helmuar të gjithë.

Gentian Zenelaj: Ashtu ë. Pse nuk marrim qentë e Vlorës të sulmojnë qenin dhe italianin bashkë.

Saimir Kodra: Po ç’është kjo? O taljano, po në mes të ditës? Të të shikojnë fëmijët, njerëzit. Është tmerr i madh… Këto janë pamje makabre., për fëmijët, për të tjerë, nuk kemi nevojë të kemi pamje të tilla…

Gentian Zenelaj: Aq më tepër në kulmin e sezonit turistik. Ore siç erdhi video tek ne, shkon edhe tek “Al Jazeera”. Shkon edhe tek “New York Times”.

Saimir Kodra: Al Jazeera thuaj është kanal televiziv se mos e kujtojnë si ISIS, prandaj.

Gentian Zenelaj: Është kanal televiziv shumë i famshëm.