Saimir Tahiri nuk i shkoi në emision, gazetarja tregon arsyen qesharake

Ajo është një nga moderatoret më karizmatike.

Rudina Dembacaj prej kohësh ka lënë mënjanë aktrimin dhe i është përkushtuar një emisioni të saj.

Por pavarësisht emrit të saj, duket se Rudina ka pasur të ftuar që nuk i kanë shkuar në studio.

Moderatorja e njohur e emisionit “Mos i fol shoferit”,ka realizuar së fundmi një intervistë për revistën “Class”, ku ka treguar planet për të ardhmen në biznes dhe ekran.

Ndër të tjera, ajo është pyetur se cili personazh publik nuk ia ka pranuar asnjëherë ftesën për t’i shkuar në emision, dhe Rudina ka përmendur emrin e Saimir Tahirit.

“Në fillim fare, para 2 vitesh, ftova z. Saimir Tahiri i cili u shpreh: “Nuk dua të jap nga fama ime, të bëhet i njohur emisioni yt”. Kam qeshur me lot!”- ka treguar Rudina për Ish-Ministrin e Brendshëm.