Sali Berisha publikon videon e montuar: Ja çfarë u ka dërguar Edi Rama ambasadave

Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se ka montuar një video me pjesë nga fjalimet e tij, duke ua treguar më pas ambasadave.

Në këto fjalime janë kapur pjesë kur Berisha bën thirrje për largimin  Ramës, duke përdorur fjalë si” zvarritje, krrejnë, ta kapin për këmbësh, qytetarët të armatosen”.

“Miq,shikoni videon qe ka shperndare ne ambasada dhe qeveri te ndryshme poturembushuri si prove per grushtin tim te shtetit kunder tij. Nuk mund ta lija pa ndare me ju kete deshmi se sa te drejte keni kur brorhorisni “Rama Ik dhe ta shporrim, ta shporrim kermen politike”. Fitore!! sb”, shkruan Berisha.