Sapo doli prap Meta, në orën 5 pasdite nxjerr provat e reja. Ja për kë bëhet fjalë

Presidenti Ilir Meta del sërish sot në një konferencë ku do të paraqesë fakte të reja për atë që e quan “grusht shteti”.

Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi në një postim në Facebook ka ironizuar gjithashtu me mediat, që ai thotë se janë “portalet e Rilindjes” për memet që kanë qarkulluar në rrjet ditët e fundit dhe i fton të “mos e kaloni në overdozë Bablokun”.

POSTIMI I PLOTE I TEDI BLUSHIT:

Të dashur gazetarë!
Së pari më lejoni të shpreh një falenderim të veçantë për të gjitha portalet e Rilindjes, për imagjinatën dhe akuzat e shfrenuara, teoritë konspirative, shkrimet e porositura, dhe memet e jashtëzakonshme, që gjithmonë do gëzojnë simpatinë tonë për dozat e forta të humorit e haresë që shkaktojnë.

Këto ditët e fundit keni qënë të paparë dhe faleminderit se na keni zgjatur jetën!

Ta shtoni edhe më shumë dozën, por pa e kaluar në overdozë Bablokun tuaj që edhe gënjeshtrat që vetë ja u porosit, kur i lexon nga dora juaj i beson si të vërteta!

Së dyti, i ftoj të gjithë gazetarët, sot në ora 17:00, në konferencën e radhës për shtyp të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta!

Fakte të reja tronditëse që dëshmojnë se si po realizohet grushti i shtetit!

NUK KENI PARË GJË AKOMA!
ME QETËSI DHE DREJTËSI!