Sapo erdhi! Lajm i tr.ishtë për shqiptarët, ja çfarë vendimi kanë marrë mbi vendin tonë

Me sa duket, Shqiperia do duhet te prese sa i perket hapjes se negociatave.

Dhe nje lajm i keq e i prere vjen nga gjermanet, ku problemi i zgjedhjeve po e con vendin ne kaos.

Delegacioni gjerman i pranishëm në Tiranë për shkak të krizës politike u tregua shumë i rezervuar me deklaratat.

Në lidhje me vendimin e shtyrjes së zgjedhjeve ata thanë se shpjegimi ndodhet në kushtetutë dhe i besojnë verbërisht.

Ata kanë shfaqur interesimin për të mësuar ecurinë e reformave, për të ditur sesa e përgatitur është Shqipëria për negociatat.

Kreu i Grupit Parlamentar të SPD dhe kryesuesi i delegacionit, Josip Juratoviç u shpreh: Si parlamentarë të Bundestagut që mbulojmë çështjet e Ballkanit, vendeve që nuk janë ende pjesë e BE-së kemi marrë këtë turne në rajon dhe dëshirojmë që përmes këtij turi të informohemi rreth gjendjes dhe reformave.

Kemi pasur kontakte me përfaqësues të parlamentit, komisioneve parlamentare, kryeministrin Rama, ministren e Drejtësisë dhe të Brendshmin për një panoramë të plotë të vendit dhe reformave. Për ne ka qenë e rëndësishme të mësojmë ecurinë e reformave për të ditur sa e përgatitur është Shqipëria për negociatat.

Shqipëria dhe i tërë rajoni është oborri i brendshëm i BE-së dhe duhet të jetë pjesë e këtij unioni. Për mua, demokracia është një komunitet vlerash. Vendimi i presidentit, për mua këto janë punë të brendshme të vendit. Por, kam kuptuar se ky vend ka një Kushtetutë dhe Kushtetuta është baza e një vendi.

Në Gjermani, Kushtetuta vlen si baza dhe për këtë arsye kam besim te ajo që përcakton Kushtetuta. Nëse Kushtetuta parasheh që zgjedhjet duhet të zhvillohen në një moment të caktuar, ato duhet të zhvillohen në këtë moment. Sepse vetëm në këtë mënyrë, vetëm duke u bazuar në Kushtetutë… Dhe unë konsideroj që demokracia përfaqësuese në formatin e parlamentit është organi më i lartë demokratik.

Më tej ai shtoi se çdo parti ka të drejtën e saj për të marrë pjesë apo jo.

Gjithashtu Juratoviç shtoi, se u takon votuesve që përcaktojnë se ka bërë mirë apo keq.

Ndër të tjera ai tha se jo të gjithë qytetarët e BE-së janë entuziastë për zgjerimin e unionit.

Juratoviç shton: Zgjedhjet përfaqësojnë konkurrencën mes partive politike. Secila parti ka të drejtën e saj për të marrë pjesë ose jo, do të jenë zgjedhësit se çfarë është bërë mirë apo keq. Zgjedhësit në Shqipëri dhe shoqëria është e informuar mirë se çfarë do apo nuk do dikush.

Situata aktuale do të luajë një rol në vendimmarrjen e Këshillit dhe duke qenë se në pjesën më të madhe të vendeve të BE-së janë parlamentet që vendosin. Jo të gjithë qytetarët në BE janë entuziastë për zgjerimin e unionit. Kush pengon procesin e integrimit pengon ata që besojnë në vlerat demokratike.

Ndërkohë pjesë e delegacionit ishin edhe Renata Alt, anëtare e Bundestag-ut dhe zv/kryetare e Grupit Parlamentar (FDP) dhe Hansjörg Müller, anëtar i Bundestag-ut dhe anëtar i Grupit Parlamentar (AfD).