‘Sapo gjeti grua ai më…’/ Këngëtarja i kthehet keq Genc Prelvukaj: Nuk rrija dot në makinë me të, fliste vetëm për…



Këngëtarja e talentuar Tringa Kay, ka folur se fundmi për marrëdhënien që ka me ish-menaxherin e saj Genc Prelvukaj.



Tringa ka qenë pjesë e labelit të Gencit për vite me radhë, e ndërsa pas shkëputjes së marrëdhënies profesionale, mbajtën raporte miqësore, deri kur Genci u fejua me Eni Kocin.



Tringa rrëfeu për moderatoren Ester Bylyku, se me Gencin ka qenë tepër e afërt, por ai sapo ‘gjeti grua’ u distancua nga ajo, madje e hoqi edhe nga rrjeti social Instagram.

Tringa Kay, ka kujtuar  disa momente ‘të padurueshme’ të qëndrimit me ish-menaxherin Genc Prelvukaj.

Moderatorja Ester Byluku, e ka pyetur se çfarë nuk i ka pëlqyer tek Genci, ndërkohë që Tringa është përgjigjur me shaka: ‘Genci është shumë djalë i mirë, dhe i sjellshëm. Vetëm se ka një të keqe, flet shumë për historinë (qesh). Kur ishim në makinë, fliste me ore të tëra për historinë e Shqipërisë.’