Sapo ndodhi/ Rama i mbyll emisionin Ylli Rakipit, e zëvendëson Balla

Pas Adi Krastës, një tjetër gazetar i njohur largohet nga News 24.

Bëhet fjalë për Yllin Rakipin, moderatorin dhe autorin e “Të paekspozuarit”, një emision i cili ka zbuluar jo pak herë skandale dhe afera korruptive të qeverisë Rama dhe jo vetëm.

Ka qenë pikërisht presioni i kryeministrit, ai i cili ka detyruar presidentin e televizionit në fjalë , Irfan Hysenbelliu, të detyrohet ti mbyllë emisionin gazetarit të njohur. Të dy palët janë takuar ditën e sotme për të komunikuar ndarjen me njëri-tjetrin.

Rakipi do të zëvendësohet nga Sokol Balla, i cili do të drejtojë një emision politik që do të transmetohet 4 herë në javë.

Kjo nuk është hera e parë që Rama ndërhyn për të pushuar nga puna Ylli Rakipin.

Një gjë e tillë ndodhi edhe në Top-Channel, ku përmes zëdhënësit të tij Ben Blushi, kreu i qeverisë detyroi Rakipin të kalonte te News 24.