“Se dimë a do pranojë Basha?”/ Deputeti i PS zbulon ‘planin’ e Ramës: Ka rënë dakord edhe me partnerët…

Deputeti i PS, njëherësh ish-ministër i rëndësishëm në qeverinë Rama, Ilir Beqaj, ka zbuluar publikisht ‘planin e fshehtë’ që ka Kryeministri. I ftuar në emisionin ‘Java në RTSH”, Beqaj deklaroi se personi më i interesuar sot për të shkuar në zgjedhje është vetë Edi Rama.

“Por ka dy aspekte. Së pari kemi rënë dakord edhe me partnerët që të bëjmë një reformë zgjedhore fillimisht. Gjithashtu BE na dha disa detyra deri në Samitin e Zagrebit.

Pra Rama ka marrë angazhim para partnerëve për të bërë maksimumin për reformën në Drejtësi, Gjykatën Kushtetuese, atë zgjedhore etj.  Së dyti, nëse Rama shkon në zgjedhje, a pranon të hyjë Lulzim Basha dhe të njohë rezultatin?  Pra duhet një angazhim nga ana e Bashës që do t’i njohë zgjedhjet nëse zhvillohen sot”, tha deputeti socialist, Ilir Beqaj.