Sekreti i nd.yrë u publikua! Shkoni shpejt dhe ndërroni të brendshmet sepse vëzhgoheni

Një studim i bërë nga Tommy John, një prodhues rrobash, ka nxjerrë në dritë një sekret të pi.stë.

Sipas tij një përqindje shumë e lartë e njerëzve nuk i ndërrojnë të brendshmet e tyre për një javë resht, dhe përqindja më e lartë është tek meshkujt.

Sipas hulumtimit 45 përqind kanë veshur të njëjtën palë të brendshme për dy ditë ose më gjatë.

Dhe burrat janë ata fajtorët më të mëdhenj, anketimi i 1000 amerikanëve zbuloi se ata janë dy herë e gjysmë më shumë të prirur se gratë të veshin të brendshmet e tyre për shtatë ditë ose më gjatë.

Nga të pyeturit, 46 përqind e qytetarëve amerikanë pranuan se se mbajnë në përdorim të njëjtat të brendshme për më shumë se një vit.

Tridhjetë e tetë përqind pretenduan se nuk e kanë idenë se sa kohë kanë me të brendshmet e tyre, pasi nuk i kanë kushtuar rëndësi.

“Këto rezultate u ndanë në mënyrë të barabartë midis burrave dhe grave, gjë që hedh poshtë ndonjë teori të mundshme se gratë janë më të përgjegjshme për higjenën sesa burrat, ose anasjelltas,” tha një përfaqësues për Tommy John.

Kompania rekomandon t’i hidhni të brendshmet tuaja çdo gjashtë muaj në një vit sepse grumbullon mikroorganizma dhe kërpudha që mund të çojnë në infeksione të majave ose infeksioneve të traktit urinar.

Sipas një studimi në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2017, 83 përqind e të brendshmeve të pastra tashmë përmbajnë afro 10,000 baktere të gjalla – shumica e të cilave vijnë nga makinat larëse që rrallë e pastrojnë vetë.

Një mënyrë për tu mbrojtur nga bateriet është edhe arsyeja se përse rekomandohet që në darkë të flini pa to. /Përgatiti ShkodraNews/