Sekreti qëndron këtu! Kjo është sakrifica që duhet të bëni për performancë më të mirë në shtrat

Nadia Bokody, 34-vjeçe me origjinë nga Australia duket se ka gjetur pikën kyçe për të pasur një marrëdhënie të shkëlqyer.

Ajo tregon se pothuajse nuk e përkëdhel fare të dashurin, por në shtrat janë më mirë se kurrë.

Sipas Nadias, mungesa e afërsisë fizike me partnerin është çelësi kryesor për të mos e shuar ‘zjarrin’ mes dy palëve.

34-vjeçarja mendon se përkëdheljet dhe afrimiteti i tepruar e vrasin pasionin.

Për ta shpjeguar më qartë situatën, ajo thotë se përkëdheljet janë një lloj si t’i hedhësh arsenik recetës së dashurisë.