“Sëmundja që e tradhëtoi”/ Nga se vuan ish-kryebashkiaku i Ramës? Del vërtetimi, ja ç’shkruajnë mjekët në të

Ish-kryebashkiaku i Ramës, Agim Kajmaku i cili ishte shpallur në kërkim, Agim Kajmaku, u vu në pranga nga policia mbrëmjen e së hënës, pasi u paraqit në një spital privat në kryeqytet.

Ai është paraqitur në ambientet e një spitali privat, për shkak të problemeve kardiake dhe diabetit, por mjekët kanë njoftuar policinë për shkak të urdhrit të arrestit të lëshuar ndaj tij.

Top Channel ka siguruar edhe vërtetimin nga spitali në fjalë si dhe vendimin e gjykatës për masën e dhenë ndaj tij.

Në vërtetimin nga spitali thuhet se ai vazhdon të jetë në spital pasi vuan nga sëmundjet: hematemeze dhe diabet melloitus.