Senida Mesi kandidate për bashkinë Shkodër, sondazhet në nivele minimale, alarmohet PS

Edi Rama e la qartazi te kuptohet gjate nje takimi me te rinjte se me shume gjasa po sheh alternativen e kandidimit serish te nje gruaje per bashkine Shkoder, e ku emri me i favorshem eshte Senida Mesi. Por cfare pritet te ndodhe me rikandidimin e Mesit dhe cilat jane pritshmerite e socialisteve dhe jo vetem?

Fakti eshte se ajo perveç pakenaqesive te medha me anetaresine e partise, Mesi do ta kete te veshtire komunikimin me qytetaret. E njohur per arrogancen e saj dhe maredheniet e ftohta qe krijoi me elektoratin ne momente te veshtira qe kaloi Shkodra si permbytjet apo perplasjet qeveri – pushtet vendor, pritet te jene nje minus i madh per figuren e Mesit.

Fakt ky qe eshte provuar nga sondazhi i brendshem i PS ne Tirane, ku mesohet se Mesi ka marre nje vleresim tejet te ulet c’ka ka alarmuar jo pak kryeministrin Rama. Por sic duket arsyeja perse Mesi po promovohet indirekt nga segmente te caktuara shihet si strategji per lirimin e nje vendi deputeti, pasi ajo automatikisht me heqjen dore nga mandati i hap rruge emrit pasues ne liste. Deri ne zyrtarizimin e emrit zyrtar duhen edhe pak muaj, por nje gje eshte e sigurte se me ish zv/kryeministren, Edi Rama do ta kete te pamundur ta fitoje Shkodren sic e ka deklaruar se e deshiron./ShkodraNews