Sërish shifra të larta, ja sa të infektuar kishte sot në vend



Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka raportuar të enjten për 284 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar 1 vdekje nga sëmundja COVID-19.



Rezultatet e të infektuarve janë në bazë të 1.058 mostrave të testuara. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 72 pacientë ndërsa raste aktive janë 2.869.



Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë infektuar 18.910 persona, prej të cilëve 674 kanë vdekur, ndërsa 15.367 janë shëruar.