“Servilët e kryetarëve”/ Anonimë, të papunë dhe pensionistë, deputetët e rinj me zyra luksoze e makina me shoqërues

Ata u bene pjese e parlamentit pas 16 shkurtit te ketij viti, por kane mbetur serish anonime.

Behet fjale per deputetet e rinj te opozites parlamentare.

Pasi ishin përbetuar për rrëzimin e kryeministrit Ramës në zgjedhjet e vitit 2017, pas hyrjes në parlament shumë prej tyre bashkuan votat në çdo ligj apo vendimmarrje të iniciuar në PS.

Shumë shpejt, shumë prej tyre harruan betimet e për opozitë ‘të hekurt’ e ‘të vërtetë’ dhe vendosën të pranojnë çdo benefit që i sillte kostumi i deputetit.

Në formularët e dekriminalizimit të dorëzuara në Kuvend shumë prej të rinjve deklaronin se profesioni i deputetit ishte puna e parë që bënin në jetën e tyre, por pavarësisht kësaj ata pranuan të marrin jo vetëm përgjegjësi në jetën parlamentare por edhe kërkuan dhe morën zyra e shoferë në dispozicion.

Seancat parlamentare të ditëve të enjte, shumë prej tyre i kanë shfrytëzuar si mundësi ekspozimi në blicet e aparateve të paparazëve të Kuvendit ndërkohë që nuk mungojnë edhe foto në zyrat, sallat e komisioneve dhe holleve të parlamentit.