Sezoni i ri, ja me cilat skuadra do të përballet Vllaznia në Kategorinë e Parë

Edhe pse ende nuk ka një zyrtarizim nga Federata Shqiptare e Futbollit, tashmë skuadrat e Kategorisë së Parë janë të ndara në dy grupet. Kampionati i kësaj kategorie nis pas 1 muaji dhe dy grupet do të përbëjnë nga 10 skuadra, ashtu si edhe sezonin e kaluar. Siç dihet, këtë edicion pjesë e Kategorisë së Parë do të jetë edhe Vllaznia e Shkodrës.

Shkodranët do të jenë pjesë e grupit A, grupit të veriut. 9 skuadra e tjera do ti hapin punë kuqebluve për rikthimin në Superiore për edicionin e ardhshëm. Kështu, bashkë me Vllazninë do të jenë këto skuadra: Egnatia, Erzeni, Besëlidhja, Dinamo, Korabi, Burreli, Iliria, Veleçiku dhe Besa.

Besa, Dinamo apo edhe Besëlidhja janë skuadra me emër në kampionatin shqiptar dhe do të tentojnë edhe ato ngjitjen në Superiore, ndërkohë që padiskutim favorit mbetet ekipi i Vllaznisë. Por,edhe kuqeblutë duket se do e kenë tepër të vështirë. Kjo edhe për faktin se akoma nuk është ndërtuar skuadra e re. Mungon trajneri dhe drejtori sportiv, ndërkohë nuk dihet se cilët lojtarë do të përfaqësojnë skuadren në Kategorinë e Parë. /ShkodraNews