Sfida e Jozefina Topallit dhe fri.ka e Lulzim Bashës që e ka emrin “Shkodër”



Jozefina Topalli ka prezantuar zyrtarisht “Lëvizjen për ndryshim”, një formacion ndryshe nga klishetë që jemi mësuar në politikën shqiptare. Ish nënkryetarja e kuvendit dhe ish numri dy i partisë demokratike, pasi u “përzu” në formën më të pabesë dhe tërësisht jo korrekte nga partia të cilës i kishte shërbyer për vite me radhë, edhe në ditët më të vështira si 1997-ta, zgjodhi që pas një heshtje të gjatë, të ndërmerrte vetë mbi supe një angazhim të ri. Për një vend si Shqipëria, ku sfidat e partive të reja politike nuk janë të lehta, natyrisht që një sipërmarrje e tillë edhe për Topallin do të ketë sfidat e saj. Ende pa u zyrtarizuar nuk munguan sulmet e menjëhershme nga vetë Lulzim Basha, nga gazeta zyrtare e PD (Rilindja demokratike), ajo që dikur i thurte elozhe Topallit, e po ashtu edhe nga ushtria që i është vënë në shërbim kryetarit të PD, duke mos kursyer lloj – lloj epitetesh. Su.lme të njohura për këdo që guxon të dalë nga rreshti, pavarësisht se në këtë rast vetë Topallin dhe shumë të tjerë, ishte vetë Lulzim Basha që i nxori jashtë nga partia. Megjithatë prezantimi i parë rezultoi një surprizë edhe për vetë faktin e pjesmarresve, figura të reja, e jo emra që kanë qënë pjesë e politikës apo pushtetit të djeshëm e të sotëm, siç shumë u përfol këto ditë për prapaskena nga me të çuditshmet. Në fakt të tilla s.ulme janë të pritshme për vetë atë që ka përfaqësuar dhe përfaqëson Jozefina Topalli në politikë e veçanërisht në Shkoder, aty ku fr.ika dhe ma.kthi i Bashës është bërë njëlloj me të Edi Ramës. Me të drejtë, sepse i druhet njohjeve të terrenit, kontakteve dhe reputacionit të ish nënkryetares së PD, por mbi të gjitha edhe situatës që ka injektuar vetë Basha në partinë demokratike. Hatërmbetjet janë rritur ndjeshëm me listat e kandidateve për deputet, e po ashtu edhe me mënyrën se si në këto vite është zhvilluar beteja opozitare. Por f.rikën më të madhe ai e ka edhe tek fakti se PD e Shkodres përtej imazhit që tenton të përcjellë, ka jo pak probleme brenda vetes, madje të theksuara. Ajo u pa në votime me përçarje të thella, e me aleanca kundër njëri – tjetrit, sikur të mos ishin të gjithë për një kauzë. Fraksione të tilla me afrimin e zgjedhjeve rriten, për shkak edhe të formës së si ndër vite janë zhvilluar ngjarjet brenda këtyre subjekteve politike. Të gjitha këto janë fr.ikëra që Lulzim Basha nuk di ti fsheh, por i shfaq hapur dhe kudo, në deklarata publike, përmes gazetës së partisë dhe në mbledhjen e ngushta, ku ditët e fundit ka shtuar dozat për të përqëndruar vemendjen ndaj çdo lëvizje të “Lëvizjes Topalli”, gjë që se ka bërë as me Patozin, as me Murrizin, Hajdarin apo emra të tjerë që kanë rrjedhur nga Partia Demokratike e Shqipërisë. Diferenca mes tyre është e dukshme, pasi ka të larguar dhe të vetëlarguar.