Sh.okuse/ Policia nis hetimet ndaj 15-vjeçares shtatzënë

Një 15-vjeçare e cila është në muajin e nëntë të shtatzënisë është intervistuar nga Policia e Kosovës, bashkë me prindërit e dy familjeve të cilët thanë se martesa e çiftit ishte bërë me dëshirë të dy palëve.

E mitura është intervistuar nga Policia e Kosovës, ndërkohë që gjendja e saj është stabile. E mitura e cila është 15 vjeç është nga fshati Mirenë e Lipjanit. Policia, thotë se ka intervistuar familjarët e të dy palëve, të miturës e burrit të saj.

“Njësitet Policore kanë shkuar në QKUK dhe kanë intervistuar të miturën e cila ka deklaruar se është e martuar me dëshirë”, thuhet në raport.

Lidhur me këtë janë intervistuar edhe prindërit e dy familjeve të cilët kanë deklaruar se martesa është bërë me dëshirë të dy palëve edhe me ceremoni martesore.

“Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, përfundon raporti.