Sh.p.ërthen në lo.t gjyqtarja e K.r.imeve të Rënda, pasi mori lajmin se sot…

Gjyqtarja e K r imeve të R ënda, Daniela Shirka mori sot lajmin e mire që u konfirmua në detyrë mëngjesin e së premtes nga trupa gjykuese e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Roland Ilia dhe Genta Tafa Bungo dhe nuk i mbajti dot lotet, sic e shihni ne foto.

Shirka e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 2003 gjatë kohës që ishte në Shkollën e Magjistraturës. Ajo është emëruar si gjyqtare në Gjykatën e Elbasanit në vitin 2004 ku ka shërbyer deri në vitin 2015 kur u dekretua pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për K r ime të Rënda Tiranë.

Seanca dëgjimore e gjyqtares Shirka nuk kaloi pa probleme. Komisioni konstatoi mungesë burimesh në blerjen e një apartamenti në vitin 2012 si dhe ngriti pikëpyetje mbi mundësinë financiare të një huadhënësi, që gjithashtu kishte kontribuar me 2 milionë lekë në blerjen e apartamentit. Relatori i çështjes tha se subjekti kishte depozituar prova dhe shpjegime, që sipas tij do të shqyrtoheshin para marrjes së vendimit.

Në seancë u diskutua gjithashtu një çështje gjyqësore e vitit 2007 lidhur me subjektin e atëhershëm nën hetim Xh.I. të akuzuar nga prokuroria për v rasje në rrethana të tjera cilësuese të tre personave, e mbetur në t entativë. Një trupë gjyqësore ku bënte pjesë si anëtare dhe Shirka kishte ndryshuar akuzën dhe më pas ka pushuar hetimin për shkak të amnistisë.

Daniela Shirka4

BIRN