Sha.ntazhe, presione, dhe me shkollë Kristali/ Maliqi akuza Gjonajt: A e di të shkuarën e drejtorit të bu.rgjeve?!

Deputeti Lefter Maliqi teksa ka thërritur në interpelancë ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, ku ka s.ulmuar ashpër drejtorin e përgjithshëm të bu.rgjeve Agim Ismaili.

Maliqi është shprehur se Ismaili nuk plotëson kriteret për të qenë në krye të burgjeve, dhe në të gjitha detyrat shtetërore që ka pasur më herët është pushuar, pasi është gjetur në shkelje të rënda të ligjit.

Duke qenë se para hyrjes në Kuvend, Maliqi ka mbajtur postin e nëndrejtorit të burgjeve, duket se ai e ka pasur më të qartë atë që ndodh realisht me drejtuesit e institucioneve të vuajtjeve të dënimit.

Deputeti shtoi se Ismaili kërcënon përmes email-eve punonjëset femra të policisë së burgjeve, të cilat i etiketon me fjalët ‘’dordolec”.

“Ju keni emëruar drejtor të përgjithshëm të burgjeve një njeri me probleme shumë të mëdha, unë iu kam shprehur shqetësimin edhe juve edhe zotit kryeministër. Meqë iu dhimbset drejtoria e burgjeve, e para çfarë shkolle ka mbaruar ky person?

Se më rezulton që ka mbaruar Kristalin, e dyta a e keni parë të shkuarën e tij që është liruar nga policia ku akuzohej për lidhje ndërkombëtare me drogën?Në 2004 shkarkohet për paaftësi në detyrë, për fyerje dhe shantazhe.

Ju ka marrë kompetencat drejtorëve të burgjeve, nuk i njeh nga afër problemet. Ta marrin vesh të gjithë shqiptarët, që ky firmos tenderat në ministrinë e brendshme, shkoni ju gazetarët dhe shihni nivelin e tij. Ky person shantazhon punonjëset e policisë femra, iu thotë që rrinë si dordoleca. Policëve iu thotë që janë si kaqola, dhe këto janë të gjitha me emaile”, u shpreh mes të tjerave Maliqi.

“Më vjen mjaft mirë që keni dijeni për një sërë cështjesh, do të doja që ta kishit bërë kur ishit zv/ drejtor për të gjitha akuzat dhe shkeljet. Keni pasur detyrim për t’ia prezantuar drejtorit të burgjeve apo mua si ministre, kur kishit fakte dhe indicie. Gjë që nuk ka ndodhur deri tani. Sistemi i burgjeve ka probleme pa dyshim, e kemi gjetur më keq.

Përsa i përket drejtorëve do të doja që interpelanca të mos ishin ulur në nivelin e emrave, por iu them, ashtu si të gjithë drejtorët e burgjeve ka kaluar në sitë në konkurs, ashtu edhe drejtorët e përgjithshëm janë verifikuar profesionalizimit dhe eksperiencës dhe të gjithë ata që janë vendosur kanë qenë në bazë të meritës.

Nuk do ia lejoja vetes të debatonim për drejtorë specifikë, por di të them që të gjithë kanë qenë në atë nivel ku kanë dhënë rezultate shumë të mira. Nëse keni indicie dërgojini në prokurori”, iu përgjigj Gjonaj pretendimeve të Maliqit për drejtorin e burgjeve Ismaili.

Ndërkohë që më herët Maliqi komentoi dhe punën e Stefan Çipës dhe Arben Çukos, dy ish-socialistëve në krye të drejtorisë së burgjeve.

“Shpresoj që lufta kundër korrupsionit të jetë reale. Më bëhet qejfi që këtu lexuat dhe folët për analizën e drejtorisë së Burgjeve për 2018. Keni dhe kemi bërë punë të mira, por një pjesë të pyetje ju nuk iu përgjigjët. Edhe për drejtorët e burgjeve që janë shumica ushtarakë të aftë, por fatkeqësisht i ka vendosur politika, por kthyer në magazinerë emërime, transferime, leje.

Ju keni lëvizur për një vit 3 drejtorë të përgjithshëm, mikun tim Arben Cukon, por për shkak të zemrës së madhe dhe bindjes partiake arriti që të jetë edhe për fajin e të tjerëve pas hekurave. Sollët Stefan Cipën, filloi me pasion, por katër muaj e mbajtët, nga 26% e investimeve e coi 100%. Donte të kursente, tha do të hap një pus uji në burgun e Fierit dhe 30% të ushqimeve në burgje të tenderave që bëheshin, pasi një pjesë të ushqimit të burgosurve ua conin familjarët. Stefani bëri edhe zyrën e bukur, mua më tha më hoqën se do të më cojë kryetar bashkie, por i thash e ke gabim, pasi këta nuk i duan njerëzit që punojnë”, u shpreh Maliqi.