“Shantazhoi që t’i fusnin nusen në punë, të ndiqet penalisht”, Ilir Meta i vihet pas gazetarit shqiptar që nxori faktet b.ombë



Presidenca kërkon ndjekjen penale të gazetarit Adriatik Doçi, i cili deklaroi sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, se Ilir Meta i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare një shtetasi kosovar të dënuar për pesë v.rasje, mes tyre 3 fëmijë.



Sipas presidencës bëhet fjalë për një ish-luftëtar të UÇK-së, që Ilir Meta i ka dhënë nënshtetësinë. Zëdhënësi i presidentit, shkruan se ky shtetas, referuar dokumentacionit zyrtar të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, çertifikuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i Kosovës, rezulton i PADËNUAR.



Presidenca e akuzon gazetarin edhe për shantazh ndaj drejtores së Arsimit Kamëz, për punësimin e bashkëshortes së tij.

“Ky individ, prej kohësh duhej të ishte subjekt i drejtësisë shqiptare për shantazhin kriminal, presionin e ulët dhe ndikimin e paligjshëm, të bërë ndaj Drejtores së Arsimit në Kamëz, për punësimin e bashkëshortes së tij. Por ta harrojë se me këto mjete të fëlliqura shantazhi, presioni, shpifjesh ordinere dhe presione të ulta që po përdor sëfundmi dhe ndaj Institucioneve më të larta shtetërore, do të mund t’i shpëtojë drejtësisë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë! Ose të tregojë urdhëruesit dhe kush fshihet pas këtyre sulmeve ose përgjegjësia penale do të jetë vetëm mbi të! Heronjtë dhe Dëshmorët e Kosovës dhe familjarët e tyre për këlyshët e UDB, terroristë quhen akoma, por për të gjithë shqiptarët ata janë familjarë të Heronjve, patriotëve dhe atdhetarëve.

DREJTËSISË NUK DO T’I SHPËTOJË ASKUSH QË KONSUMON VEPRA PENALE! PËR KËTË TË JENË TË QARTË TË GJITHË! ORA E PËRBALLJES PO AFRON!”

Lexo edhe: