ShBA i ‘mbyll gojën’ Ramës dhe Gjiknurin, vendos agjentë të FBI në Shqipëri kundër mash.trim.it

Amerikanët nuk e kanë “gëlltitur” ende mashtrimin me dokumentet dhe falsifikimin e firmës së sekretarit të shtetit dhe vulës apostile amerikane nga kompania “DH-Albania” . SHBA s’ua fal Gjiknuriit dhe Edi Ramës, të cilët qëndrojnë pas gjithë këtij maskarallëku, që të falsifikojnë dokumentet e shenjta amerikane. Ndaj kanë hedhur në terren agjentët e FBI, duke i klasifikuar këta mashtrues “peshqit e mëdhenj” të korrupsionit në Shqipëri

Amerikanët e kanë marrë seriozisht aksionin për pastrimin e Shqipërisë nga të gjithë elementët kriminalë, trafikantë, falsifikatorë dhe të korruptuar.

Pas mbështetjes dhe sponsorizimit të fortë të Reformës në Drejtësi, pastrimit të drejtësisë përmes Vettingut, ngritjes së SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit për futjen në burg të “peshqve të mëdhenj”, tashmë u ka ardhur radha mashtruesve dhe falsifikatorëve.

SHBA me sa duket nuk e ka “gëlltitur” ende faktin se mashtrimit me dokumentet dhe falsifikimit të firmës së sekretarit të shtetit e vulës apostile amerikane nga kompania “DH-Albania” prapa të cilës fshihej oligarku klient i qeverisë, Ulaj, për të fituar dy koncesione me vlerë 30 milionë euro.

E thënë në terma konkrete, SHBA nuk ia fal zyrtarëve të lartë të tipit Damian Gjiknuri si ish ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, njeriu që qëndron si përfaqësues i Edi Ramës prapa të gjithë këtij maskarallëku, që të mashtrojë dhe falsifikojë dokumentet e shenjta amerikane.

Për këtë arsye kanë “zbritur” në terren agjentët e FBI amerikane, të cilët kanë vendosur të marrin në dorë këtë situatë të paprecedentë, duke treguar qartë se “litari” rreth qafës së Gjiknurit, por dhe të shefit të tij Edi Rama po shtrëngohet gjithnjë e më shumë.

SHBA e kanë prioritet luftën kundër korrupsionit në Shqipëri dhe për këtë arsye ata kanë dërguar agjentët e tyre në Tiranë për të hetuar dhe për të vënë para drejtësisë personat e përfshirë në korrupsion përmes mashtrimit me anë të dokumenteve.

Ambasada e SHBA në Tiranë ka informuar se agjentët e saj në bashkëpunim me Policinë e Shtetit janë në aksion të përditshëm për të gjurmuar dhe hetuar personat që merren me falsifikim të dokumenteve si vizat dhe pasaportat.

“Qeveria e SHBA është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit e respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri.

Këtë javë, mësoni se si Ambasada e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet agjentëve dhe hetuesve të posaçëm, në bashkëpunim me Policia e Shtetit dhe prokurorët, punon për të gjurmuar dhe shkurajuar mashtrimin me anë të dokumenteve dhe për të sjellë përpara drejtësisë kriminelët përgjegjës për prodhimin, përhapjen dhe blerjen e tyre”, njofton Ambasada e SHBA në Tiranë.

SHBA thekson se mashtrimi me anë të dokumenteve është një formë e zakonshme korrupsioni në Shqipëri që kërcënon integritetin e vizave e pasaportave të SHBA dhe lehtëson krimet monstruoze të kontrabandës dhe trafikimit të njerëzve.

Ambasada bën të ditur se falë bashkëpunimit me Policinë shqiptare janë shkatërruar disa rrjete që merren me falsifikim dokumentesh dhe këta persona janë vënë para drejtësisë, ku vetëm emrin i ka përmendur të deleguarit të “DH Albania” Avdjol Dobi, i cili iu drejtua arratisë pasi u vu nën hetim penal.

Dhe pas tij, pritet që ditë të vështira të vijnë dhe për Ramën e Gjiknurin, pasi amerikanët s’falin.