SHBA k.ërcënoi Bashën e Kryemadhin, protestuesit futen te faqja e ambasadës dhe i bëjnë namin (fotot)

Me një gjuhë aspak të kujdesshme, por të drejtpërdrejtë dhe të qartë, Matthew Palmer, Zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit në SHBA, ia ka bërë të qartë sot Bashës dhe Kryemadhit pozicionimin e SHBA lidhur me protestat e dh.unshme që ata po bëjnë.

“Dua të jem shumë i qartë me Z. Basha, Znj. Kryemadhi dhe të tjerë në partitë e tyre: nëse në protestat e ardhshme ka akte dhune, për ne ata do të jenë përgjegjësit. Ka qenë shumë e qartë në të kaluarën që kur drejtuesit duan që protestat që të jenë paqësore, ato kanë qenë paqësore.  Demonstratat e dh.unshme po dëmtojnë përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike si dhe perspektivën e vendit për të ecur përpara në rrugën drejt BE”.

Madje kishte edhe një paralajmërim të ashpër, që Basha e Kryemadhi sic ai tha tani e dinë:

“I kemi paralajmëruar drejtuesit e opozitës të mos pengojnë procesin zgjedhor, çka siç e vërejta, mund të përbënte shkak për të mos u kualifikuar për të hyrë në SHBA. Ditën e zgjedhjeve, ekipet tona të ambasadës do të vendosen në qendra votimi për monitorim zgjedhor”.

Sakaq, ambasada amerikane në FB e ka shpërndarë intervistën e plotë, e aty nuk kanë munguar komentet e shumta:

“Lexoni intervistën e plotë të Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA Matthew Palmer me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu”./ShkodraNews