SHBA kër.cënon kryeministrin shqiptar, Presidenti u çon mesazh urgjent deputetëve

Ka shumë ditë që po bëhet objekt i konfliktit. Ka marrë edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve që duket se po tentojnë të ndikojnë me se sbën në këtë çështje.

Ata së fundmi kishin ardhur me një mesazh të qartë në Kosovë.
Dy të dërguarit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkely kanë kërkuar që taksa ndaj Serbisë të pezullohet me pa tjetër.

Këtë i kanë thënë një ditë më parë edhe kryeministrit Ramush Haradinaj në takim tek zyra e Presidentit Hashim Thaçi.

Por “T7” ka mwsuar se amerikanët kanë kërcënuar me mbylljen e bazës ushtarake Bonsteel, nëse taksa nuk pezullohet.

Kjo nuk ia ka mbushur mendjen kryeministrit Ramush Haradinaj, por këtë me shqetësim të madh e ka marr Presidenti Hashim Thaçi.

Për këtë arsye ai u ka dërguar një mesazh telefonik disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Në këtë mesazh të cilin T7 e ka parë, Thaçi ua ka përmendur krejt rreziqet që i kanosën Kosovë nëse nuk respektohet kërkesa amerikane.

Në këtë porosi përmbajtja e të cilit shpërfaqë nervozizmin e Hashim Thaçit, përmendet edhe rreziku për mbylljen e bazës ushtarake Bonsteel.

E për takimin e mbrëmshëm ka folur vet kryeministri Ramush Haradinaj. Ai tha se takimi i djeshëm ishte shumë përmbajtjesor, dhe se u ka sqaruar pozicionet e tij amerikanëve.

“E kam pas mundësinë me i shpjegu argumentet e Kosovë që dialogu duhet me vazhdu, që nuk bënë me pas republik të dodikut në Kosovë kjo e kish zgjedh edhe problemin e tregtisë së lirë”

Por, a po ia mbushin mendjen amerikanët kryeminsitrit të Kosovës, për të pezulluar taksën ndaj Serbisë.

“Normal që na mbshin mendjen edhe egzistojnë dy fusha si me pa tarifën, njana është si pengesë me u kthy në dialog tjetra është për me u kthy në dialog, dy efekte”.

Kryeministri i vendit ka shtuar se ai nuk pranon asnjë marrëveshje me Serbinë, që preken kufijtë në të cilët Kosova ka shpallur pavarësinë me 17 shkurt të viti 2008.