SHBA kërkon rrëzimin e Edi Ramës, pas figurave kryesore të PS, kryeministri goditet dhe nga amerikanët

Pas figurave kryesore të PS, edhe SHBA kërkon rrëzimin e Edi Ramës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë sot sinjalet e para për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama nga karrigia e pushtetit. Në një reagim për protestën e opozitës më 16 shkurt, si rrallëherë më parë, ambasada e SHBA i ka dhënë të drejtë opozitës për të protestuar kundër qeverisë, duke thënë se një e drejtë e tillë ushtrohet shpesh edhe në Shtetet e Bashkuara.

Ndryshe nga herët e tjera, ku ambasada amerikane iu kërkonte qytetarëve të vendit të saj të bënin kujdes ditën e protestës së opozitës, në reagimin e sotëm, SHBA nuk e ka bërë një thirrje për qytetarët e saj.

“E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar për ndryshim pozitiv janë simbole të një shoqërie demokratike të lirë dhe të shëndetshme. Është një e drejtë që ushtrohet shpesh në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, kjo e drejtë duhet ushtruar paqësisht. Dhuna kundër njerëzve ose pronës është e papranueshme.

Ne iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në protestën e së shtunës, dhe të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë, të refuzojnë dhunën dhe të sigurohen që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstruktive”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

Kjo tregon se edhe SHBA po kërkon rrëzimin e Edi Ramës, i cili njihet edhe nga ndërkombëtarët si kryeministri që ka lidhje të ngushta me bandat kriminale, dhe që mbushi vendin me drogë. Aleatët tanë strategjikë duket se janë lodhur me pushtetin e korruptuar dhe të inkriminuar të Edi Ramës, ndaj dhe kanë nisur lëvizjet për largimin e tij nga karrigia e kryeministrit.

Kjo është goditja e radhës për kreun e qeverisë shqiptare, njëkohësisht dhe kreun e Partisë Socialiste, pasi goditjen e parë e ka marrë nga të tijët. Siç dihet, kohët e fundit po luhet nëndheshëm një luftë e ashpër në korridoret e PS, kundër Edi Ramës.

Disa nga figurat kryesore të Partisë Socialiste, si Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko, Arta Dade, etj., janë rreshtuar hapur kundër Ramës dhe kanë nisur lëvizjet për rrëzimin e tij. Me pozicionimin kundër edhe të SHBA pozitat e Ramës në pushtet janë lëkundur së tepërmi, ndaj dhe nuk përjashtohet rënia e tij.