SHBA lëshon b.om.bën: Ne nuk mbështesim Ramën, por do të dëshironim…

Ka kohë që në Tiranë thuhet se SHBA-të po i japin mbështetje kryeministrit Edi Rama pasi nuk kanë për qëllim stabilitetin dhe demokracinë në Shqipëri.

Por i pyetur nga Zëri i Amerikës për k.r.itikat , Matthew Palmer e mohon diçka të tillë.

Zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë thekson se Uashingtoni nuk mban anë në mosmarrëveshjet politike në Shqipëri dhe as nuk po i jep mbështetje Ramës, por mbështet institucionet shqiptare.

“Ne nuk po mbështesim kryeministrin Rama. Shtetet e Bashkuara nuk po mbajnë anë në mosmarrëveshjet politike të Shqipërisë. Ajo që ne po mbështesim është sundimi i ligjit, mbështesim institucionet shqiptare. Dhe ne do të dëshironim që mosmarrëveshjet politike në Shqipëri të zgjidheshin përmes këtyre institucioneve e jo përmes ndërhyrjeve nga jashtë”, thekson Palmer.