She.rr mes socialistëve për drejtorat në Shkodër, vetë Rama merr vendimin e fortë

Fundi tetorit dhe fillimi i nentorit do ti gjej drejtorite rajonale te Shkodres me titullar te ri. Ky eshte urdheri i fundit qe mesohet se ka dhene kryeministri Rama per te deleguarit e qarkut verior. Burime per shkodraneës bejne me dije se listat me propozime duhet te filtrohen brenda 10 ditesh qe te vendosen emrat per cdo drejtori, ku do te dominojne femrat por duke patur edhe perjashtime ne poste specifike. Nese nuk do te kete harmoni mes propozimeve te te deleguarve atehere vete kryeministri do te vendose pa pyetur per mosmarreveshjet mes deputeteve. Ditet e fundit nderkohe brenda selise roze jane testuar disa propozime per drejtori kyçe, ku disa emra kane marre me shume vota, duke surprizuar edhe vete te deleguarit qe jane njohur me keto rezultate. Madje ne poste te caktuara jane “fitimtar” ne sondazhe emra qe rrezojne kandidate qe loboheshin deri me tani si me te mundshmit per tu ulur ne keto karrige. Shkodraneës ne ditet e ardhshme do te beje publike edhe emrat konkret si dhe zhvillimet e reja qe po permbysin situaten brenda te majtes ne Shkoder.