Shefi i mas.onëve shqiptarë: Edi Rama më ofroi 3.5 milion euro, ja çfarë më kërkoi Lulzim Basha dhe Fatos Nano

Masoneria dhe masonet është një temë shumë intriguese, që përmban brenda vetës shumë të fshehta. Shumë ngjarje historike, me pasoja të këqija për njerëzimin, akuzohen se shkaktarët janë masonët. Qënia anëtar, në atë organizatë konsiderohet si një pakt me vetë djallin. Por nga ana tjetër, edhe pse je peng dhe “kamikaz” i kësaj organizate, qënia anëtar i Masonerisë të hap shumë dyer drejt majave të pushtetit e suksesit. Prandaj edhe shumë veta tundohen dhe duan të anëtarsohen në këtë organizatë.

Mënyra e organizimit të tyre, është e tillë që çdo shtet hap lozhën e atij vendi, ku si shef, apo udhëheqës i asaj lozhe caktohet dikush që ka arritur një gradë të caktuar në këtë organizatë. Gradë e cila njihet si Oficer ose Mjeshtër i madh.
Tashmë është zyrtare që edhe Shqipëria ka lozhen e vet, dhe titullin “Mjeshtër i madh” për lozhën të masonëve shqiptarë është Maksim Zotaj. Për Shqipërinë, ai ka kompetencat që ia lejon Masoneria botërore, të konvertojë dhe pranojë anëtarë të rinj që dëshirojnë të bëhen masonë.

Në një intervistë kryemasoni shqiptar Maksim Zotaj, tregon se cfare eshte masoneria dhe gjendja e saj ne Shqiperi. Ai pretendon se politikane te majte dhe te djathte (te pakten ketu ka te drejte kur i klasifikon, jo si te majte e te djathte, por si hajduter), kur kane mesuar graden e tij si Mjeshter i madh ne masonerine boterore, i jane afruar qofte duke i ofruar rrushfet, ose presion per te antaresuar ata ose miqte e tyre si masone.

Pyetjes se gazetarit qe permend Berishen, Ramen, Meten apo Bashen, kryemasoni shqiptar pranon se te gjithe keta ne nje menyre ose tjeter kane tentuar te kontaktojne me te. Per kete ai ka bere nje kallezim penal ne prokurori me nje dosje te madhe, ku tregon eksperiencat e presionet e secilit prej tyre.
Por gjithesesi ai u ndal ne 3 raste qe ka te beje me politikanet shqiptare:

1 – Lulzim Bashai ka kerkuar favor kryemasonit per te bere “princin” Leka II nje mason.
Vlen per t’u theksuar se Princi Leka, ka qene nje beniamin i Bashes, me te cilin ka punuar ne Ministrin e Jashtme, ate te Brendshme etj.
Dhe lind nje pyetje nese Basha (pa dyshim duke ia dashur te miren Princit Leka per ta bere mason), po vete eshte nje mason ?! Sepse duke menduar se eshte gje e mire te besh nje mik mason, atehere kete te mire fillimisht e kerkon per vete . Prandaj mund te dalim ne konkluzionin se ndoshta Lulzim Basha vete eshte nje mason, por jo ne graden te konvertoje te tjere.

2 – Edi Rama i ka ofruar 3.5 milion euro per ta bere mason.Edhe pse nuk e permendi me emer si ne rastin e Lulzim Bashes, kryemasoni Zotaj, permendi se nje politikan i njohur qe ia ka hapur namin vetes ne tere Shqiperine se eshte mason, i ofroi ate shume per te marre realisht anetarsine e masonit.
I vetmi politikan qe ka pretenduar me te madhe dhe qe ka dashur qe te tjeret ta konsiderojne si mason eshte Edi Rama.

3- Fatos Nano i ka ofruar 1 milion euro per t’u anetaresuar si mason

Maksim Zotaj ndalet vetem tek keto 3 raste, per me shume ai sugjeron t’i drejtohemi dosjes qe ai ka depozituar ne prokurori se aty ka detaje per cdo politikan.

Nje gje tjeter qe te ben pershtypje eshte emertimi si hajduter, nga ana e kryemasonit te te gjithe politikaneve shqiptare, qofshin te majte apo te djathte. Informacion qe ai ndoshta e ka me te detajuar meqenese ai si Mjeshter i madh i masonerise boterore ka akses ne informacionin e detajuar qe ata kane per cdo politikan ne siperfaqen e tokes.